Në ditën ndërkombëtare të “Sindromës Down”, futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka bërë një gjest emocionues, shkruan Gazeta Alo.
Mesfushori i Arsenalit ka postuar një video speciale në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Video flet për lidhjen e veçantë që ka lojtari i Arsenalit me një djalosh që është i prekur nga kjo sëmundje.
Xhaka shkruan:
Julian, ti je një frymëzim për mua. Pa marrë parasysh nëse gjërat shkojnë mirë ose keq, ti gjithmonë më jep një energji pozitive. Ishte kaq e këndshme dhe të falënderoj për këtë këtë surprizë në Londër.”
Përveçse një futbollisti me talent të madh, Xhaka është dhe një futbollist me një zemër të madhe./Gazeta Alo