Fjalë Kyçe

Momenti kur dëgjohen krismat e armëve në sulmin ndaj kosovarëve në Zubin Potok

Momenti kur dëgjohen krismat e armëve në sulmin ndaj kosovarëve në Zubin Potok

Pjesëtarë të grupit të kosovarëve prej rreth 40 personave nga “Kosovo Mountain Club” kanë arritur të incizojnë momentin kur dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Në videon e siguruar nga Gazeta Express, dëgjohen krismat e armëve, për të cilat nga ky grup kanë thënë se janë shkrepur në 30 metra largësi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për Express se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, deklaroi Hoti.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila tha se “ishin cak i sulmit të armatosur nga bandat kriminale në veri”.