Bayern Munich insiston ta transferojë sulmuesin e Chelseas, Alvaro Morata-n.
Spanjolli pritet që gjatë këtij muaji, të largohet nga Londra, pasi që ai nuk po ia del të gjejë formën e tij më të mirë, dhe e ardhmja e tij duket larg Londrës, transmeton Gazeta Alo.
Sipas medieve britanike, Bayern Munich synon që Morata-n ta transferojë në formë huazimi, e më pas të blejë kartonin e plot të lojtarit.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, është i lidhur edhe me rikthimin në La Liga, ku kërkohet nga Atletico Madrid, Sevilla.
Por, siç raportohet, spanjolli është më afër kalimit te gjiganti gjerman, Bayern Munich. /Gazeta Alo/