Fjalë Kyçe

Morena bën ndryshimin drastik në pamje

Morena bën ndryshimin drastik në pamje

Modelja e njohur Morena Taraku është kryetemë e mediave rozë për imazhet atraktive e joshëse që ndanë vazhdimisht në rrjetet sociale

Bukuroshja ka kohe që i ka hyrë tregut muzikor dhe ka depërtuar mjaftë mirë me projektet e saj, shkruan Kosovarja.

Krahas karrierës si modele dhe këngëtare, Morena njihet edhe për jetën luksoze, makina, shtëpi e veshje nga firmat më të njohura botërore.

Bukuroshja shfaqet çdo herë e kuruar deri në detaje në çdo paraqitje të saj para publikut.

Se fundi ajo vjen me një ndryshim drastik në pamje, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve. Ajo ka vendosur ti befasoj fansat dhe ka marrë guximin të kthehet në biondinë.

Mbase është vetëm sa për fotografi, apo realisht ka marrë një hap te tillë nuk dihet. Megjithatë bukuroshja duket mjaftë bukur.

Kujtojmë se Morena ka kohe që ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Turqi dhe viteve të fundit ka qenë mjafte produktive në muzikë.

Projekti i fundit nga Morena mbetet “Missed call” i cili numron afer një milion klikime.