Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka ardhur me një surpriz për fansat e saj, por kësaj radhe jo me ndonjë projekt muzikorë.
Në një foto të publikuar në profilin Instagram, ajo ka bërë tatuazh portretin e këngëtarit ndërkombëtarë Michael Jackson.
“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”, ka shkruajtur ajo në foto.
Ndonëse jemi mësuar ta shohim me llojllojshmëri të tatuazheve, por ky i fundit është tejet domethënës për këngëtaren dhe adhuruesit e të ndjerit.