Fjalë Kyçe

Morena shtatzënë? Këngëtarja tregon çfarë fshihet pas kësaj fotoje

Morena shtatzënë? Këngëtarja tregon çfarë fshihet pas kësaj fotoje

Morena ka treguar nëse është në pritje të ëmbël.

Morena Taraku është një prej emrave më të komentuar të shoubizit, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kohë që është duke jetuar e vepruar në Turqi, ndërsa nga atje sjell vazhdimisht fotografi të reja.

Së fundi, artistja pozoi pranë një vetura luksoze, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër dhe xhaketë.

Vëmendjen e mori me një detaj, atë që po mbante dorën mbi bark, por sqaron se nuk është shtatzëne.

“Nuk jam shtatzënë, vetëm kam mbetur pa fjalë”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se “Bad Gril” titullohet projekti i fundit i Morenës në duet me Stresin.