Fjalë Kyçe

Morena Taraku bën postimin prekës për nënën që nuk jeton prej vitesh

Morena Taraku bën postimin prekës për nënën që nuk jeton prej vitesh

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, këngëtarja shqiptare Morena Taraku, ka kujtuar të ëmën e cila nuk jeton prej shumë vitesh.

Taraku e ka kujtuar nënën me anë të një postimi prekës në InstaStory.

“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjedh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon shumë. Urime Ditën e Nënave”, ka shkruar ajo.

Në shumë vende të botës kremtohet 8 Marsi, ndërsa në shumë të tjera protestohet.