Fjalë Kyçe

Morena Taraku kujton nënën e ndjerë përmes disa fotografive

Morena Taraku kujton nënën e ndjerë përmes disa fotografive

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e ka humbur shumë e re nënën e saj.

Ajo në disa prej intervistave të realizuara më parë ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet një nga momentet më të hidhura në jetë.
E njëjta së fundmi është bërë nostalgjike teksa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në llogarinë personale, Instagram.

Imazhet në fjalë e shfaqin 25-vjeçaren kur ishte e vogël krah së ëmës, dhe tjetra është një portret i nënës së saj kur ishte e re.
Në bazë të këtyre fotografive, artistja nga Peja e dëshmon se bukurinë e ka trashëguar nga e ëma.

Morena tashmë ka krijuar jetën e saj në shtetin turk, atje ku edhe ka zhvendosur të gjitha aktivitetet muzikore.

Sa i përket këngëve të reja, “Missed Call” mbetet projekti i fundit lansuar nga ajo në muajin tetor.