Morena Taraku është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.
Morena Taraku tash e një kohë po ndanë jetën mes Kosovës dhe Turqisë, ku edhe po punon rreth projekteve në të cilat është e angazhuar, shkruan lajmi.net.
Ajo është shumë aktive me imazhe të reja në rrjete sociale, në të cilat shfaqet tejet joshëse, e njësoj ka vepruar edhe së fundi.
Këngëtarja pozoi e ulur në vaskë, ku shihet e veshur me një xhaketë prej lëkure, ndërsa në pjesën e poshtme ishte vetëm me të brendshme.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Morena Taraku është “Femnat”, në bashkëpunim me DJ Dagz dhe Dj PM.