Fjalë Kyçe

Morena Taraku shprehet krenare për të atin, i cili u shpërblye me çmimin për vepër jetësore në MonoAKT 2021

Morena Taraku shprehet krenare për të atin, i cili u shpërblye me çmimin për vepër jetësore në MonoAKT 2021

Janë ndarë sot (e enjte) çmimet vjetore për edicionin e tetë të festivalit MonoAKT 2021.

Ngjarja e cila është zhvilluar në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, ka shpërblyer me çmime emra të njohur nga kinematografia vendore.

Çmim special për “vepër jetësore” i është dhënë regjisorit të njohur me prejardhje nga Peja, Selami Tarakut.

Regjisori i cili është i njohur për prodhimet e tij të shumta kinematografike dhe teatrale, është gjegjësisht i njohur edhe si babai i këngëtares dhe modeles së njohur shqiptare, Morena Taraku.

Kjo e fundit, është shprehur tejet krenare me këtë të arritur të të atit, duke e shprehur gëzimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikoi në InstaStory listën e çmimeve që u ndanë në MonoAKT 2021, duke nënvizuar çmimin special që i është dhuruar babait të saj.

“Ti e meriton sepse asnjëherë nuk u ndale së dhëni në artin shqiptar…përveçse gjithë atyre shfaqjeve, e veprave rritë edhe shumë studentë që sot marrin çmime botërore nëpër botë…të dua shumë babai, urime nga zemra”, kanë qenë fjalët e Morenës në InstaStory përcjell Telegrafi.

Morena Taraku përndryshe ka treguar gjithnjë në intervista se babai është pika e dobët e saj dhe se ka një lidhje tejet të veçantë me të – dashuri e cila është rritur edhe më shumë me largimin e nënës së saj nga kjo botë.