Fjalë Kyçe

Morena tregon se për çfarë është penduar në jetë

Morena tregon se për çfarë është penduar në jetë

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga jeta e përditshme dhe së fundmi ka vendosur të tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj.

Morena ka realizuar një “mini-intervistë” me to në Instastory dhe iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndryshme. Ajo ka zbuluar detaje që nuk i kishim ditur më parë. Një ndër ndjekësit e ka pyetur se çfarë do të ndryshonte po të kthente kohën pas.

Morena ka treguar se nuk do të bëhej kurrë person publik për shkak të thashethemeve të njerëzve. “S’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin shumë e kurrë nuk mund të dinë të vërtetën”, shkruan ajo.

Po ashtu këngëtarja ka zbuluar se është penduar shumë që iu ka dhënë copa nga zemra e saj njerëzve të gabuar.