Një burrë japonez ka vdekur gjatë fluturimit në një aeroplan që po largohej nga Meksika pasi kishte përdorur gati 250 doza të kokainës.
Prokurorët thanë se ky burrë, i identifikuar si Udo N., kishte ardhur në Meksikë nga Bogota e Kolumbisë, shkruan “Independent”,
Autoritetet njoftuan se bashkudhëtarët kishin raportuar se e kanë parë burrin duke u dridhur në orët e para të së premtes në kohën kur aeroplani ishte nisur drejt Naritas, një qytet afër Tokios së Japonisë.
Ai i kishte marrë 246 pako të vogla me kokainë dhe u godit nga mbidoza. Në këtë mënyrë, ekspertët shëndetësorë zbuluan se burri japonez kishte pësuar sulm në zemër pak minuta pas nisjes së aeroplanit.
Hollësitë për rrethanat e vdekjes i dha përmes një deklarate Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për rajonin e Sonoras. Trupit të pajetë iu bë obduksioni pas lëshimit emergjent të aeroplanit në Hermosillo.