Merimangat assesi nuk duhet t’i mbytni në shtëpi pasi janë pjesë e rëndësishme e natyrës dhe ekosistemit, si janë organizma me të drejtat e tyre, shkruan Gazeta Metro.
Disa merimanga pëlqejnë të jenë jashtë dhe të krijojnë ‘folenë e tyre’ ndërsa disa të tjera i gjeni në shtëpi për shkak se mund të kenë ngecur aty, andaj sa herë që shihni një merimangë brenda shtëpisë mos mundoheni ta mbyteni por lirojeni jashtë, raporton Natural Solution.
Shumica prej merimangave që ju i shihni në shtëpi nuk janë agresive dhe as të rrezikshme, madje këto krijesa ju ndihmojnë dhe ofrojnë shërbime pasi që mund të hanë organizmat e tjerë dëmtues për shtëpinë tuaj.
Merimangat nuk i gjeni në shtëpi për shkak se dëshirojnë të ju ngacmojnë ju: ne jemi më të rrezikshëm për ato. Pickimet nga merimangat janë ekstrem të rralla.