Fjalë Kyçe

Mos kaloni nëpër Dhe të Bardhë, kjo është kolona dhe pritja në këtë pikë kufitare

Mos kaloni nëpër Dhe të Bardhë, kjo është kolona dhe pritja në këtë pikë kufitare

Kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufijtë me Serbinë për në hyrje të Kosovës vazhdojnë të jenë të pranishme.

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me kolona e pritje të gjata nëpër kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Kolonat dhe pritjet e gjata janë duke u regjistruar tash e disa ditë për në hyrje të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në publikimin e fundit të fluksit nëpër pikat e kalimit kufitar që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shihet se kolona më e madhe është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë kufitare qytetarët për të hyrë në Kosovë janë duke pritur një orë e gjysmë apo 90 minuta, kurse kolona është 400 metra.

Po ashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare ka kolonë e pritje të gjata.

Pritja në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës është 40 minuta kurse kolona është e gjatë 140 metra, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, edhe në Muçibabë ka pritje dhe kolonë mirëpo, jo në hyrje të Kosovës por në dalje.

Qytetarët janë duke pritur nga një orë kurse kolona ka arritur deri në 200 metra.

Në anën tjetër sipas publikimit të fundit të kësaj qendre, në pikat e tjera kufitare me Serbinë, pritjet janë maksimumi deri në 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.