Një britanike e shëndetshme dhe e stërvitur ka postuar sot një video prekëse teksa mezi merrte frymë dhe përpiqej të paraljmëronte për rrezikun e koronavirusit duke thënë se ndjehej sikur kishte “copa xhami në mushkëri”.
39 vjeçarja Tara Jane Langston tregon sesi çdo frymëmarrje është një ‘betejë’ megjithse tashmë ka dalë nga reparti i ujdesit intensiv dhe po rekuperohet.
Nëna e dy fëmijëve u dërgua me urgjencë në spital të premten dhe u diagnostikua të dielën me Covid-19.
Ajo filmoi veten me celular teksa ishte në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Hillingdon Hospital në Londër duke iu lutur të tjerëve të merrnin seriozisht masat e epidemisë.
Teksa mezi merrtë frymë Langston bëri video shokuese që e dërgoi më pas si mesazh për kolegët dhe të afërmit.
Langston, punonjëse restoranti beson se marrja e ibuprofen ka përkeqësuar virusin.
“Është e vështirë ta shpjegosh por çdo frymëmarrje është një betejë më vete. Fillimisht me diagnostikuan me infeksion në gjoks e më dhanë antibiotikë. Më këshilluan të marr ibuprofen e paracetamol. Pija nga tetë ibuprofen në ditë dhe kjo përkeqësoi problemin. Më çuan në kudesin intensiv dhe donin të më vinin në gjumë prej asaj që kisha kaluar, por për fat më mbajtën zgjuar me rreth gjashtë litra oksigjen. Tani jam përmirësuar, kam nevojë vetëm për një litër”.
Langston u vizitua nga doktorët 11 ditë më parë kur nuk po ndjehej mirë pas një udhëtimi në Krakoë Poloni, me të shoqin Richard dhe dy vazjat.
Por megjithë marrjen e antibiotikëve shëndeti i saj u përkeqësua dhe u diagnostikua me pneumonia. Diagnostikimi me koronavirus erdhi të dielën dhe ajo u vendos në kujdes intensiv.