Shkencëtarët në Brazil bënë një studim që i qoi në përfundim se mosvënia e maskës tregon më shumë për personalitetin tuaj se sa që e keni menduar.
Ky studim ishte i pari i llojit të tij, dhe për të u testuan 1,500 persona mes moshave 18-73 vjeç, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.
Duke përdorur disa pyetësorë që kishin për qëllim të identifikojnë tiparet e personalitetit të tyre dhe disa pyetje rreth vënies së maskës.
Kur u analizuan profilet, u identifikuan dy: një model antisocial që kundërshtonin masat e sigurisë Covid-19 dhe një model më empatik që ishin në pajtim me masat.
Modeli antisocial i cili i kundërshtonte masat kishe tipare dalluese si pashpirtësia, mashtrimi, armiqësia, impulsiviteti, papërgjegjësia, manipulimi dhe ndërmarrja e rrezikut, që janë tipike për personat e diagnostikuar me çrregullim të personalitetit antisocial (ASPD).
Nga 172 studime të bëra në 16 shtete të botës, është ardhur në përfundim se mbajtja e maskës e ulë rrezikun e infektimit me Covid-19 në 3%.
Vetëdijesimi i qytetarëve anembanë botës po rezulton të jetë mjaftë i vështirë, por zyrtarët shëndetësorë dhe shtetërorë vazhdojnë të përpiqen.
Ky studim gjithashtu nxjerri në pah se disa persona ndikohen nga opinionet e rrethit prandaj nuk vendosin maskën, sepse nuk duan të etiketohen si “frikacak” nga shoqëria, gjë që mund të qojë në pasoja fatale për ta dhe personat e tyre të dashur.