Fjalë Kyçe

Mosvotimi i Trustit, AAK kërkon dorëhqjen e Qeverisë Kurti

Mosvotimi i Trustit, AAK kërkon dorëhqjen e Qeverisë Kurti

Grupi Parlamentar i AAK-së kanë reaguar pas dështimit për ta miratuar tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetët e AAK-së thonë se janë zhgënjyer, duke pasë parasysh gjendjen që po përballen qytetarët.

“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.

“AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar”.

AAK kërkoi dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

“Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet”.