Dita e diele do të fillojë me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë Celsius.