Fjalë Kyçe

Mot i vranët dhe me kushte për shi

Mot i vranët dhe me kushte për shi

Mot i vranët dhe me kushte për riga shiu do të mbajë të mërkurën (22 janar) në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 dhe -1 gradë celsius.

Maksimalet do të mbërrijnë deri në 5 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.