Fjalë Kyçe

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat sot

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të fillojë me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes”, ka bërë të ditur IHK