Java e parë e qershorit me mot jostabil dhe shtrëngata me shi. Në pjesën e dytë të javës temperatura verore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, ndërsa ato maksimale nga 17C deri në 22C, e deri të premten do të ngrihen deri në 27C.
3.06 – Kryesisht vranët. Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu, e vende-vende zhvillime të shtrëngatave me shi.
4.06 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
5.06 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.
6.06-7.06 – Të enjten mot i ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e premte, shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Rreth viseve malore, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga perëndimi-jugperëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e nga dita e enjte do të shënojë rritje.