Fjalë Kyçe

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë – nga e mërkura ndryshim të temperaturave

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë – nga e mërkura ndryshim të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHMK-së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu. Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton ky institut.