Fjalë Kyçe

Moti i keq dhe me reshje, përmbytje në disa rrugë të Tiranës (VIDEO)

Moti i keq dhe me reshje, përmbytje në disa rrugë të Tiranës (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të Tiranës. Rrugët janë bllokuar nga vërshimet e ujërave, ndërsa kaosi ka qenë i madh edhe për trafikun.

Shumë rrugë janë bllokuar nga automjetet, qarkullimi i të cilave ka qenë thuajse i pamundur për shkak të nivelit të ujit. Forcat e Emergjencave Civile kanë ndërmarrë operacionet e ndërhyrjes, por thuajse ka qenë e pamundur ndërhyrja.

Situatë e rënduar ka qenë edhe në unazën e madhe të Tiranës te zona e Kodrës së Diellit, apo e Liqenit të Thatë.

Reshje të dendura kanë përmbytur dhe disa prej bulervardeve, shesheve dhe rrugëve kryesore si bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryqëzimin e Lanës në afërsi të ish-hotel Dajtit dhe disa rrugë në lagjen “Ali Demi”.

Përmbytje ka patur dhe në zonën e rrugës “Don Bosko” dhe korsinë e emergjencës dhe autobusve në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga përmbytjet në disa rrugë është krijuar dhe një trafik i rënduar për disa minuta.