Fjalë Kyçe

Moti i keq në Adriatik: Shtyhet lundrimi i tragetit Bari-Durrës, një tjetër mbërrin me vonesë

Moti i keq në Adriatik: Shtyhet lundrimi i tragetit Bari-Durrës, një tjetër mbërrin me vonesë

Moti i keq vazhdon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut.

Për shkak të kushteve aspak të favorshme , një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00.

Një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.

Deti regjistron forcën tetë ballë të shkallës Boufort dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim, shkruan Top-Channel.

Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën shtatë ballë.

Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit.