Fjalë Kyçe

Moti i ligë, anulohen disa fluturime Frankfurt – Prishtinë

Moti i ligë, anulohen disa fluturime Frankfurt – Prishtinë

Gjermania është përfshirë nga moti i ligë, me stuhi dhe reshje të mëdha të shiut. Për shkak të stuhisë “Sabine” Gjermania ka lëshuar nivelin e saj të dytë më të lartë të paralajmërimit të stuhisë për pjesë të mëdha të vendit. Në pjesë të pyllit të zi, u dha paralajmërimi i nivelit më të lartë 4. Sistemi i motit ishte parashikuar të udhëtonte në jug drejt Bavarisë gjatë gjithë natës.

Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1.200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.

Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00.

Ndërsa sipas njoftimeve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, fluturimet nga Prishtina në për në Gjermani janë në rregull dhe nuk ka pasur asnjë anulim.