Fjalë Kyçe

Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm si ditëve të fundit, por me rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

“Të mërkurën kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.