Fjalë Kyçe

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme lokale.

Temperaturat shënojnë rritje simbolike dhe shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Nga e diela në tërë rajonin pritet rritje të ndjeshme të temperaturave dhe pritet të fillojë vala më e re e nxehtësisë tropikale. Kjo valë nxehtësie nuk pritet të jetë më e fuqishme se ato të kaluarat gjatë kësaj vere.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe në disa rajone kryesisht kodrinore-malore nuk do të mungojnë rrebeshet e pasditeve të izoluara të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.