Fjalë Kyçe

Moti për pesë ditë në Kosovë

Moti për pesë ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar lidhur me motin për pesë ditët e ardhshme në vend.Sipas InHMK, të hënën do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Në njoftim thuhet se të martën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende–vende me kushte për riga të intensitetit të dobët.

“Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.

Ndërsa për të mërkurë është parashikuar se do të ketë mot kryesisht të vranët dhe se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.Mot i vranët është paralajmëruar edhe për të enjten ku është thënë se moti pritet që vende-vende të jetë me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.

“Të premten. Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius” – thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ku tutje është bërë e ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.