Fjalë Kyçe

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 20 deri në 22 gradë Celsius. Erërat nganjëherë mund të jenë të fuqishme nga perëndimi dhe veriprërndimi kryesisht në disa vise të Dukagjinit.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim substancial i motit, Do të vazhdojë të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe me erëra në disa rajone nganjëherë të fuqishme nga jugperëndimi dhe perëndimi. Nuk do të mungojnë edhe rigat lokale të shiut, por të cilat nuk do të zgjasin shumë.