Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Mëngjesi me ngrica dhe mjegull të lehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.
Bazuar në këtë situatë meteorologjike sot cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël.
Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të lartë atmosferik e cila po kushtëzon territorin e Kosovës me mot të stabilizuar.
Moti sot në Kosovë pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vende-vende priten edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.