Fjalë Kyçe

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte”, paralajmëron IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.