Fjalë Kyçe

Motoçiklisti pëson lëndime trupore në një aksident në Prishtinë

Motoçiklisti pëson lëndime trupore në një aksident në Prishtinë

Në një aksident komunikacioni sot në orët e pasdites në Prishtinë, një motoçiklist ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orë 17:40, në Rrugën ‘Robert Doll’, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një veture të ndaluar dhe një motoçiklete në lëvizje”, ka thënë për Telegrafin Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motiçikletës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.