Fjalë Kyçe

Motra e Michael Jackson e pranon: Ai ishte pedofil

Motra e Michael Jackson e pranon: Ai ishte pedofil

Motra e Michael Jackson, LaToya, pretendon se superylli ishte pedofil.

LaToya, 62 vjeçe, në një intervistë të realizuar më 1993, akuzon Michael Jackson për abuzim seksual, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Motra e këngëtarit, LaToya, tha se vëllai i saj ishte pedofil dhe se ka paguar shuma të mëdha parash për t’ua ‘mbyllur’ gojën viktimave.

Në videon që po qarkullon në medie, ajo flet për kohën kur ishte larguar nga familja Jackson.

“Unë duhet t’ju them se kjo është shumë e vështirë për mua”, ka thënë ajo.

“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm. Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, ka shtuar ajo.

LaToya këto komente i bëri pasi babai i 13-vjeçarit Jordy Chandler e akuzoi Jackson për abuzime me të.

Intervista e saj e realizuar 26 vite më parë, u publikuar në të njëjtën javë kur u transmetua filmi dokumentar “Leaving Neverland”.

Ajo ka thënë se ndihet keq që thotë këto fjalë, por ndien më shumë keqardhje për fëmijët, teksa tregoi se Jackson ndante një dhomë gjumi me djem të vegjël.

“Tani ndaloni dhe mendoni për një sekond dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç? Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllain tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen”, janë fjalët e motrës së Michael Jackson.

Më vonë, ajo pretendoi se këto akuza i bëri në vitin 1993, sepse e detyroi bashkëshorti i saj, Jack Gordon t’i thoshte të gjitha ato që ka deklaruar në atë intervistë. Ajo nuk ka pranuar të flasë më lidhur me atë intervistë.