Jose Mourinho gjithmonë është kritikuar për stilin e tij të lojës, që konsiderohet si shumë defensiv.
Mourinho ishte i pari që filloi të luante me shumë mbrojtës në zonën e 16 metërshit duke mbyllur të gjitha hapësirat për kundërshtarin.
Por, portugezi vazhdon ende ta mbrojë mendësinë e tij duke thënë se ka bërë kthesa të mëdha në futboll.
Ai ka kujtuar se si theu dominimin e skuadrës së Barcelonës, pikërisht me stilin e tij të lojës, që disa e quajnë “parkimi i autobusit”.
“Rekordi i futbollit spanjoll ishte Real Madridi. Dhe trajneri i tyre ishte “djaloshi defensiv” që theu të gjitha rekordet” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
“Kur arrita në Real Madrid kishin harruar se si është të fitosh. Kur fituam në finalen e Kupës kundër Barcelonës, mendoj se ishin 25 vite pa fituar “Copa del Rey”, ka thënë tutje “Special One”.
Kujtojmë se Jose Mourinho me po të njëjtën mënyrë loje kishte arritur ta mposhti Barcelonën edhe me skuadrën e Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve.