Fjalë Kyçe

Mourinho me një mesazh të madh për Petr Cech pas lajmit për pensionim

Mourinho me një mesazh të madh për Petr Cech pas lajmit për pensionim

Jose Mourinho është shprehur i nderuar që i ka dhënë Peter Cech rastin për të debutuar në futbollin anglez.

Cech gjatë ditës ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit pas një karriere 20 vjeçare.

Portieri çek ishte transferuar te Chelsea nga Rennes në vitin 2004.

Ai në Angli kishte ardhur si një nga portierët më të vlerësuar të rinj në futbollin botëror, dhe debutimin në Premierligë e kishte bërë në një fitore 1:0 ndaj Manchester United në gusht të vitit 2004, në fillim të aventurës së Jose Mourinhos te Chelsea.

“Unë jam i nderuar që kam qenë trajneri, që në një moshë kaq të re, i dhashë Petr një top numër të Premierligës në fanellë”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pas asaj dite, është e gjitha për të, për numrat e tij, paraqitjet, portat e paprekura, titujt dhe profesionalizimin e tij”.

“Kjo është një humbje e madhe për futbollin, por historia nuk mund të fshihet. Shumë urime për një karrierë të tillë të mrekullueshme”.