Fjalë Kyçe

Mourinho refuzoi rikthimin e Ronaldos te Man Utd në vitin 2018

Mourinho refuzoi rikthimin e Ronaldos te Man Utd në vitin 2018

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka mundur të rikthehet në “Old Trafford” në vitin 2018.

Ronaldo në vitin 2018 kaloi te Juventus pas nëntë viteve të shkëlqyera te Real Madrid, por ka pasur mundësinë që t’i bashkohet ish skuadrës.

“TalkSport” raporton se Man Utd ka pasur mundësinë që të rikthente Ronaldon në skuadër në vitin 2018, mirëpo nuk e riktheu shkaku i trajnerit Jose Mourinho që nuk e donte portugezin në skuadër.

Mourinho dhe Ronaldo kaluan disa vite të shkëlqyeshme te Real Madrid, ku fituan të gjithë trofetë, përpos Ligës së Kampionëve, mirëpo tekniku portugez mesa duket nuk është mbetur shumë i kënaqur për arsye se e refuzoi Ronaldon.

Tani, Ronaldo është duke kaluar formë të mirë individuale te Man United, por “Djajtë e Kuq” kanë pasur rezultate negative kohëve të fundit, ku renditën në pozitën e shtatë në tabelë./lajmi.net