Fjalë Kyçe

Mourinho tregon se si Arsenal mund të marrë maksimumin e Ozil

Mourinho tregon se si Arsenal mund të marrë maksimumin e Ozil

Mesut Ozil po kalon në një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij gjatë këtij edicioni tek Arsenal.

Një nga njerëzit që ka punuar me lojtarin dhe që e njeh thuajse më së miri, Jose Mourinho, ka treguar se si të merret maksimumi nga ish reprezentuesi gjerman.

“Special One” kishte punuar me Ozil tek skuadra e Real Madrid, dhe lojtari asokohe ishte më i miri në pozitën e tij.

“Sinqerisht, nuk e di se çfarë po ndodh, nëse ai ka probleme me përgatitjen fizike apo jo” ka shpjeguar Mourinho për “BeIN Sports”, transmeton lajmi.net.

“E di se kishte disa probleme me kontratën e tij, thuhej se do të largohet si i lirë pastaj se nuk do të largohet. Mendoj se ai ka vendosur të qëndroj” ka thënë portugezi.

“Nëse jemi vetëm të mirë me Ozil, do të humbim agresivitetin e tij pasi ai nga natyra nuk është i fortë fizikisht. Por, nëse tregohemi vetëm të rreptë nuk do të funksionoj sepse ai ka nevojë për kujdes dhe dashuri. Duhet ta gjejmë balancin që të marrim maksimumin nga ai” ka thënë ndër të tjerash “Special One”.

Ozil nuk është paraqitur për Arsenal as në ndeshjen e mbrëmshme që Arsenal e luajti kundër rivalëve të qytetit, Chelsea.