Fjalë Kyçe

Mozzik dhe Loredana me këngën e re prijnë në “MTV Germany”

Mozzik dhe Loredana po shijojnë suksesin e projektit të tyre të ri.

Mozzik dhe Loredana me projektin “Romeo & Juliet”, po lënë pas edhe emra të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në InstaStory, Getinjo ka bërë të ditur që kënga e dyshes tashmë është e dyta në “MTV Germany”.

Natyrisht që këtij suksesi i janë gëzuar shumë Mozzik dhe Loredana, ndërsa “Romeo & Juliet” numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube.