Fjalë Kyçe

Mozzik ka një lajm të mirë për fansat

Mozzik ka një lajm të mirë për fansat

Reperi Mozzik e ka dëshmuar edhe njëherë se është shumë i lidhur me muzikën, shkruan lajmi.net.

Me muzikë ai arriti të bëhet shumë i dashur për publikon ndër të tjera tingujt e saj ia kanë ndryshuar edhe komplet jetën.

Prandaj reperi ferizajas ka zgjedhur që për fansat e tij të vijë me album. Paralajmërimin e bëri nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë.

“MUZIKË ! Të fala gjysmën e rinisë, të fala shumë ..nganiher më shumë se sa ” duhet” të njoftova shumë i ri , të dhash atë që e meriton dhe po më jep atë që meritoj..Sado rrugët që u munduan të na ndajnë gjithmonë gjeta rrugën të jem me ty..Zoti m’fali jetë/Jeta m’fali emocione/Emocionet m’krijuan Art / Arti u shkri në muzikë .. Muzikë të kam të vetmën “Drogë” që marr ! Të ka ardhur koha për Album ❤️ #MOZZIK#ALBUM #2019 #2EUROMUSIC Faleminderit Fansa e dashamirë 😇#CSOON #ALBUM“, ka shkruar reperi i njohur.