Fjalë Kyçe

Mozzik vjen sërish me kocerte në Shqipëri

Mozzik vjen sërish me kocerte në Shqipëri

Rap-artisti nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, tash e një kohë është zhvendosur në Zvicër për të jetuar, ndërkohë që atje po zhvillon edhe karrierën e tij muzikore.

Ndonëse ka më shumë se dy vite që është larguar, reperi shqiptar ka lënë anash koncertet, për t’u fokusuar më shumë në albumin e tij të ri.

23-vjeçari së fundmi bëri të ditur se po rikthehet me koncerte pas një kohe të gjatë në Shqipëri, pasi numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

“Gati dy vite pa koncerte në Shqipëri. Pa shijuar atë energjinë e mrekullueshme tuajën. Mezi po iu pres të shoh të gjithëve në Tiranë”, është mbishkrimi që ia ka vënë postimeve.

Ndërkaq, gjatë kësaj vere ai mbajti një sërë koncertesh në vende të ndryshme të Evropës bashkë me vëllanë e tij, Getinjon dhe bashkëshorten Loredana Zefin.

Me këtë të fundit tash e një kohë raportohet për një krizë në martesën e tyre, por javë më parë është dëshmuar e kundërta, gjersa shfaqen pranë njëri-tjetrit në promovimin e albumit të ri të artistes Zefi.