Fjalë Kyçe

MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i rikthyer nga Afganistani

MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i rikthyer nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se janë në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas që ndodhen në Afganistan.

“Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ministri u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjene me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.