Kosova ka mbetur mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), duke përmbushur vetëm pesë nga 22 prioritetet e Agjendës Evropiane.
Kështu po thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK).
Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se Kosova nuk ka arritur t’i bëjë reformat në shumicën e fushave që kërkohen me këtë marrëveshje.
“Agjenda Evropiane e Reformave u lansua në nëntor të 2016-tes dhe tani tre vite më vonë, vetëm 5 prioritete janë përmbushur plotësisht nga 22, do të thotë është statistikë apo indikatori i dytë i cili tregon që ka një mungesë të thellë të vullnetit politik për të zbatuar MSA-në”, tha ai.
“Institucionet e Kosovës, tani tre vite e gjysmë të zbatimit të MSA-së kanë treguar një perfomancë të dobët të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe kur e them këtë, e them duke pasur parasysh që nga raportet e vet institucioneve, nga raporti i fundit vjetor i Qeverisë për zbatimin e MSA-së, vet institucionet kanë pranuar që 1/3 e obligimeve që është dashur të përmbushet gjatë vitit 2018 nuk janë përmbushur, prandaj kjo është statistika e parë që na tregon se ekziston një mungesë e vullnetit politik për të zbatuar reformat në rrugën Integruese të Kosovës, e dyta është mungesë e vullnetit politik për të zbatuar prioritetet kyçe që kanë dalë nga Agjenda Evropiane e Reformave”.
Ai thotë se ngecje ka pasur në fushën e sundimit të ligjit ngase përkundër kërkesës për progres në fushën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka pasur asnjë rast të përfunduar të korrupsionit në nivelin e lartë.
“Po në vitin 2018 ka qenë një vit që e kanë karakterizuar dy le të themi ngecjet në dy fusha kryesore e para është fusha e sundimit të ligjit ku përkundër kërkesës edhe në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për progres në fushë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, neve nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm të korrupsionit të nivelit të lartë të përfunduar në kuadër të sistemit tonë gjyqësor e dyta është Administrata Publike do të thotë çka kemi parë gjatë vitit 2018 është politizim i paprecedent dhe i skajshëm i Administratës Publike të institucioneve publike, të institucioneve të pavarura duke filluar nga sistemi prokurorial deri tek le të themi menaxhimi i monumenteve kulturore, secili agjension, organ i shtetit është politizuar deri në palcë, rrjedhimisht këto ngecje kanë shkaktuar pasojat në gjithë procesin integrues ku pasojat kanë qenë më evidente dhe më prekëse le të themi në kuadër te procesit të liberalizimit vizave dhe ngecjes së tij totale”, ka deklaruar Shasha.
Ai thotë se shqetësuese është mosndarja e mjeteve dhe shfrytëzimi i tyre pavarësisht premtimeve ngase sipas tij pjesa prej 5.5 milionë euro tani do të duhej të ishte në buxhetin e Kosovës.
“Përkundër nënshkrimit të marrëveshjes tani më shumë se dy vite asnjë cent nuk është dhënë Kosovës për të shpenzuar këto mjete përkundër që marrëveshja thotë pas nënshkrimit menjëherë bëhet pagesa e parë, pasi që 25 milionë euro janë të ndara në këste prandaj kësti i parë në vlerë prej 5.5 milionë euro është dashur veç të jetë në thesar në buxhet të Kosovës, gjë që nuk ka ndodh. Kemi parë edhe në gusht të vitit 2018 me rishikim të alokimeve financiare Kosova humbi 40 e disa milionë euro si pasoj e mungesës së kapacitetit për të zbatuar reformat. Para pak muajve është anuluar një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtje të mjedisit prandaj po shihni mungesë totale të institucioneve me marrë me seriozitet reformat e MSA-së”, ka thwnw ai.
E Rreze Hoxha Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se 64 për qind e masave të parapara janë zbatuar në plotni ose 24.6 për qind e tyre.
“Zbatimi i MSA-së për vitin 2018 është shoqëruar me përqindje të ndryshme mund të thuhet se 64 për qind të masave të parapara janë zbatuar në plotni ose plotësisht pastaj 24.6 për qind të masave janë përmbushur pjesërisht ndërsa rreth 11 për qind të masave janë ose të papërmbushura ose ne nuk kemi arritur të përgjigje nga institucionet konkrete lidhur me përmbushjen e tyre”.
Sipas saj, moszbatimi i këtyre masave është si pasojë se nuk ka pasur koordinim të mirë ndërmjet ministrive.
“Është e rëndësishme të kuptohet që zbatimi i masave nuk varet vetëm nga një institucion shtetëror i Republikës së Kosovës, pra ministritë duhet të kenë koordinim të mirë lidhur me zbatimin e këtyre masave është identifikuar se mos koordinimi ose koordinimi jo i mirë mes ministrive ka shkaktuar qe këto masa të mos zbatohen pastaj disa nga këto masa janë cilësuar si të pa realizueshme që nga fillimi i krijimit të tyre ose janë cilësuar të jenë shumë ambicioze për ambientin në të cilin gjendet Kosova për momentin si dhe mungesa e vullnetit politik në shumicën e rasteve tek masat legjislative të cilat kanë ngecur për zbatimin e tyre për shkak se s’ka ekzistuar vullneti politik për ti quar ato përpara”, ka thwnw ajo.
MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. Përmes kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Evropian kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij qeverisës dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e BE-së.