Fjalë Kyçe

MSH-ja miraton vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të enjten vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.

Deri më tash, lejohej vetëm vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Para pak ditësh, Kosova ka marër donacion nga SHBA-ja përmes mekanizmit COVAX vaksina pediatrike kundër COVID-19 dhe tash ato janë miratuar për dhënie të fëmijët mbi 5 vjeç.

“Nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit po shkon duke u rritur numri i të prekurve me COVID-19. Të enjten 791 persona rezultuan pozitivë.

MSH-ja miraton vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të enjten vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.

Deri më tash, lejohej vetëm vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Para pak ditësh, Kosova ka marër donacion nga SHBA-ja përmes mekanizmit COVAX vaksina pediatrike kundër COVID-19 dhe tash ato janë miratuar për dhënie të fëmijët mbi 5 vjeç.

“Nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit po shkon duke u rritur numri i të prekurve me COVID-19. Të enjten 871 persona rezultuan pozitivë.