Fjalë Kyçe

MSh publikon raportin për rastet e reja me Covid-19

MSh publikon raportin për rastet e reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe në Kosovë janë regjistruar 61 raste të reja me Covid-19 si dhe një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498.

Në total numri i rasteve aktive është 1.696.

Njoftimi i plotë:

01 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.813.440 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498.

Në total numri i rasteve aktive është 1.696.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!