Fjalë Kyçe

Muaj më parë u ‘shanë’ për shkak të Tunës, ja çfarë bën tani Roberti për Patrisin

Muaj më parë u ‘shanë’ për shkak të Tunës, ja çfarë bën tani Roberti për Patrisin

Ishte Robert Berisha ai i cili muaj më parë ndezi debatin mes tij dhe Tunës, ku lëshoi deklarata të forta në drejtim të këngëtares.

Por, padyshim që jashtë këtij debati nuk mund të rrinte bashkëshorti i Tunës, Patrisi, i cili dhe sqaroi atë kohë gjithçka duke thënë se secili ka vendin e vet, dhe secila familje duhet ta sheh pragun e shtëpisë së vet.

Ndonëse kanë kaluar muaj, tani Roberti ka bërë një veprim ndaj Patrisit, teksa ka publikuar një fotografi së bashku me të, ku po shihen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Nuk dihet se çfarë raporti tashmë dyshja kanë, por që në promovimin e albumit të Tunës “Fortuna”, ku rol kyç luajti Patrisi, nuk u panë as Roberti dhe as Nora prezent.