Fjalë Kyçe

Muhamet Dragusha: Të besojmë në kualifikim

Muhamet Dragusha: Të besojmë në kualifikim

Kampionin e Kosovës e pret një ndeshje e vështirë në kuadër të Europa Ligës.

Slovan Bratisllava do të jetë përball Feronikelit ditën e mërkurë me fillim nga ora 18:00.

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Muhamet Dragusha ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, për këtë përballje tejet të rëndësishme.

“Duke i njoft cilësitë e lojtarëve të FC Feronikeli-t mendoj që duhet t’i qasemi lojës duke besuar në vetëvete duke menduar që suksesi vjen duke u angazhuar në maksimum por edhe duke luajtur menqur dhe duke shfaqur të gjithe potencialin që e kanë mbrenda vetës”, ka thënë fillimiaht Dragusha.

“FC Feronikeli do ta deëhmoj se ka merituar fitoren ndaj Wellsianëve por që fati sishte me ne, tashmë edhe përvoja mund të quhet e fituar pasi kemi luajtur disa ndeshje dhe emocionet sigurisht se janë më të vogla gjatë gjithë ndeshjes”, ka vazhduar më tej analisti i njohur.

“Presim një lojë të mirë të fort në mbrojtje duke qenë të kujdesshëm në çdo aksion të kundershtarit, mesfusha më kreative dhe më e sigurt në pasime dhe duhet cekur se problemi që iu ka shfaq deri më tash ka qenë ndarja e reparteve ku mesfusha nuk ka qenë e sinkronizuar me mbrojtjen dhe sulmin, kurse sulmi duhet të jetë në nivel dhe të koncentruar në maksimum duke qenë i gatshëm që çdo aksion që ndërtohet të finalizohet pasi sigurisht se sukmet nuk do të jenë në numër të madh!!”, ka potencuar Dragusha.

“Uroj që FC Feronikeli të mbaroj ndeshjen me një rezultat pozitiv që në lojën e kthimit ta ketë më të leht kualifikimin. E them këtë pasi kemi përball një klub që ka shumë trofe të fituar dhe me përvoj të madhe në këto kompeticione por qështë e vërteta kjo pjesëmarrje e tyre nuk është e nivelit shumë të lart pasi grupi i futbollistëve nuk ka treguar që janë superior, kështu që të besojmë në kualifikim”, ka përfunduar trajneri dhe analisti i njohur Muhamet Dragusha.

Slovan Bratislava – Feronikeli do të luhet nesër (e mërkurë) nga ora 18:00.