Fjalë Kyçe

Muhamet Hamiti flet nëse ka pajtueshmëri për dialogun

Muhamet Hamiti flet nëse ka pajtueshmëri për dialogun

“Rezoluta për dialogun është votuar me 59 vota, i ka jashtë dy partitë opozitare LDK-në dhe Vetëvendosjen. Ky është konsensus i mangët ose nuk është konsensus hiç”.
Kështu ka thënë Muhamet Hamiti, ish-bashkëpunëtori i Presidentit Ibrahim Rugova, kur ka folur për rezolutën e dialogut të votuar nga Kuvendi ditë më parë.

“Hashim Thaçi, i cili në një mënyrë ose tjetër e ka udhëhequr këtë dialog në pesë ose gjashtë vjet e fundit – ka nis si dialog teknike dhe ka përfunduar duke u diskutuar kufijtë dhe punët e brendshme të Kosovës, çështje për të cilat Thaçi kishte thënë se kurrë nuk do t’i diskutonte me Serbinë”.

“Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas legjitimimit të saj nga Gjykata e Drejtësisë, pas njohjeve së kufijve aktual nga më shumë se 100 shtete – të fillosh të diskutosh për kufij madje edhe për çështjet e brendshme të Kosovës; është dialog i panevojshme dhe i dëmshëm”, tha Hamiti në Info Magazine.

“Opozita në krye me LDK-në në muajt e fundit ka dëshmuar se duan të kenë një rezolutë që nuk lejon ndryshimin e kufijve dhe që nuk prek shtetësinë e Kosovës. Kjo e LDK-së dhe VV-së nuk gjeti përkrahje nga partitë tjera”.