Fjalë Kyçe

Muhaxheri kritikon Agim Veliun: U imponua për pozitën e Ministrit, e dëmtoi partinë

Muhaxheri kritikon Agim Veliun: U imponua për pozitën e Ministrit, e dëmtoi partinë

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar bashkëpartiakun Agim Veliu për mënyrën se si ai u imponua për pozitën e Ministrisë së Brendshme gjatë kohës së Qeverisë Kurti 1.

Ai ka thënë se veprimet e Agim Veliut e kanë dëmtuar LDK’në dhe kanë bërë që kjo parti të ketë rezultatin më të rëndë në histori.

“Unë jom njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qef me u zgjedh,. Unë skam dasht mos me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, thotë Muhaxheri.

Ai shton se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.

“Kjo i bjen mos i cakto njerëzit që lypin me kon në kryesi e ministra, edhe të imponohen qysh janë imponu do ministra se nuk u bo e ke dëmtu partinë. Pikërisht imponimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministritë, i ka bë dëm të madh partisë. Ai është imponu për me qenë ministër i punëve të brendshme dhe një kryetar komune e ka lëshu komunen na ka jep atë energjinë negative e kemi hup Podujevën. Ju ka tërhek vrejtja prej meje, që mos krijo kësi momentum se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai mas pasi e ka hup Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Qekjo është ai momentum negativ që t’i ja krijonë partisë, duke mendu vetëm për veti”, thotë Muhaxheri në Dukagjini.