Kryetari i Pejës, njëherit nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për premtimet e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë elektrike në kohën sa kishte qenë në opozitë.
Muhaxheri në këtë pikë thotë se Kurti ka dëmtuar vetën duke tentuar që të bëhet kryeministër duke bërë opozitarizëm në çdo segment të jetës, me çdo kusht dhe pa bërë llogari logjike.
“Unë mendoj, se opozitarizimi me çdo kusht, është i dëmshëm edhe për vete, edhe për partinë por edhe për vendin. E kjo e fundit, (pra për vendin) është shqetësuese. Tani kur je brenda rezulton ndryshe”, tha Muhaxheri për “RADIO 1”.
Duke folur për temën e krizës energjetike, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ka thënë se në mënyrë që Kosova në ditët e sotme të mos kishte situata krize energjetike, është dashur që në vitin 2005 të shtyhej para projekti energjetik i ministrit të atëhershëm të Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, për termocentralin ‘Kosova e Re’. /