Fjalë Kyçe

Muja: Policia e Kosovës në veri kishte përdorur telefonat e Telekom Serbia

Muja: Policia e Kosovës në veri kishte përdorur telefonat e Telekom Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se në të kaluarën policët e Kosovës i kanë përdorur shërbimet e Telekom Serbia në pjesën veriore të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar ish-kryeshefit ekzekutiv të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha, i cili kishte thënë se antenat e PTK-së në veri ishin vendosur që në vitin 2010.

Muja ka shkruar në Facebook se në pikat kufitare 1 dhe 31, Jarinjë e Bërnjak, e “përgjatë rrugëve magjistrale Policia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë komunikime me telefon”.

Madje sipas Mujës, “për disa nevoja ata kanë përdorur telefonat e Telekom Serbia, të kolegëve të tyre serb për të zhvilluar ndonjë komunikim telefonik”.

Ai ka thënë se sa herë ka shkuar në veri i ka parë punimet për vendosjen e antenave, të kryera nga Policia e Kosovës me punëtorët e Telekomit.

“Po ashtu sa herë kam shkuar në atë pjesë kam parë punime në vendosjen e antenave dhe sinjali përgjatë tërë rrugës nuk më ka munguar. Në këto punime në atë anë kam parë unfirormën e Policisë së Kosovës dhe atë të punëtorëve të Telekomit, të cilët sigurisht nuk i kanë marrë leje bandave kriminale siç ishte bërë dikur, por janë vendosur me leje dhe autorizim të institucioneve të Republikës”, ka thënë Muja.

Deputeti i LVV-së, ka theksuar që shërbimi i Telekomit duhet të zgjerohet dhe të përmirësohet.